Pamje të rënda nga vendngjarja/ Makina përplas motorin në Durrës, i plagosuri ndodhet në spital

07/04/2023 17:38

Një aksident automobilistik me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur pak minuta më parë në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të mbikalimit të Shkozetit. Një person që lëvizte me motor është goditur nga një automjet dhe ka përfunduar në spital.

Nuk dihet ende gjendja e të plagosurit, ndërsa Top Channel ka sigruruar pamje pak minuta pas aksidentit, ku i plagosuri dergjet në rrugë dhe është ndihmuar nga kalimtarët.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 17:10, në lagjen nr. 14 Durrës, një automjet me drejtues shtetasin L. B., 40 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin N. K. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi N. K, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA