Lloji i avionëve luftarakë të dhuruar nga Polonia dje nuk i plotëson plotësisht nevojat e Ukrainës në fushën e betejës, tha një nga komandantët më të lartë në forcat e saj ajrore.
Serhiy Holubtsov tha se Kievi kishte nevojë të madhe për avionë luftarakë F-16, të cilët ishin “katër ose pesë herë” më efektivë. Polonia njoftoi se do të dërgonte gjithsej 16 avionë MiG-29 të epokës sovjetike, ndërsa aleatët perëndimorë në përgjithësi – dhe më e rëndësishmja SHBA – i kanë rezistuar thirrjeve për F-16.
“F-16 është një avion luftarak që është bërë një avion me shumë funksione që mund të përmbushë të gjithë spektrin e detyrave ajrore. MiG-29 për fat të keq, është i shekullit të kaluar,” tha Holubtsov në televizionin kombëtar.
Uashingtoni përjashtoi mundësinë e dërgimit të F-16 në Ukrainë, me zyrtarët amerikanë që vlerësojnë se do të duheshin 18 muaj për të përfunduar trajnimin dhe dorëzimin.
Gjenerali i forcave ajrore Serhii Holubtsov tha se pilotët që u testuan në SHBA kishin treguar se mund të zotëronin aeroplanët edhe me një praktikë trajnimi “të reduktuar ndjeshëm”. Ai nuk specifikoi se sa mund të jetë koha e rishikuar e trajnimit.
Top Channel