Sherr mes tre personave për borxhe në Elbasan, 41-vjeçari i dëmton makinën një të riu
06/04/2023 13:05
Një konflikt mes tre personave ka ndodhur në Elbasan, për një shumë parash të marra borxh.
Sherri ndodhi pasi 20-vjeçari H. S. I kishte marrë para borxh 38-vjeçarit D. D., por nuk ia kishte kthyer ende. Gjatë konfliktit, ka ndërhyrë 41-vjeçari B. H., i cili i ka thyer xhamin e automjetit të 20-vjeçarit.
Për H. S., 24 vjeç, banues në Kuçovë, nisi hetimi për veprën penale “Mashtrimi”; për D. D., 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vetëgjyqësia” dhe B. H., 41 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Top Channel