Korporata gjigante u parandalua t’i kalonte përgjegjësinë një nëndege të saj që kishte shpallur shpejt falimentimin.
Grupi Johnson & Johnson (J&J) ka pranuar të paguajë $8.9 miliardë dollarë dëmshpërblim për mbylljen e mijëra padive që akuzonin se taklu i pudrës së saj të njohur ‘Baby Powder’ dhe i produkteve të tjera, shkakton kancer te njeriu, njoftoi kompania.
Masa e dëmshpërblimit është disa herë më e madhe nga oferta fillestare e J&J prej 2 miliardë dollarë.
Marrëveshja vjen pas një vendimi gjyqësor që shfuqizonte një manovër falimentimi me “dy hapa” të kompanisë, sipas të cilës ajo përpiqej të kalonte përgjegjësinë te një nën-degë e saj që kishte shpallur shpejt falimentimin, sipas ligjit amerikan të njohur si ‘Chapter 11’.
Dega e saj LTL Management, kishte shpallur falimentimin të martën për herë të dytë me qëllim “riorganizim” sipas një propozimi të gjykatës, shkruan rrjeti britanik The Guardian.
J&J tha në deklaratë se rreth 60,000 akuzuesit kishin pranuar propozimin dhe po niste një rifinancim për të evituar falimentimin.
Bordi i J&J pranoi dëmshpërblimin për akuzuesit aktualë dhe të ardhshëm që kanë pësuar kancerë të ndryshëm gjinekologjikë si dhe ato të lëkurës mesothelioma, tha përfaqësuesi i akuzuesve Mikal Watts.
J&J përsëriste dje se produktet e saj janë të sigurta dhe nuk shkaktojnë kancer ndërsa pretendimet për talkun e pudrës “nuk kanë baza shkencore dhe se avokatët e akuzuesve përpiqen të përfitojnë shuma të mëdha financiare”.
Në deklaratën e akuzuesve për të kundërshtuar ofertën e të martës thuhej. “Kjo marrëveshje e turpshme nk dëmshpërblen as shumicën e viktimave”, tha avokati Jason Itkin, i grupit të avokatisë nga Houston për lëndimet personale, Arnold & Itkin LLP.
Shuma gjigante e marrëveshjes vjen pas dështimit fillestar të J&J për të aplikuar teknikën me dy hapa të falimentimit, e cila përdor një ligj të shtetit të Texas, për të ndarë në dy pjesë kompaninë e paditur, për t’i kaluar përgjegjësinë një prej grupeve të sapiokrijuara.
Grupi LTL Management, i cili absorboi përgjegjësinë për çështjen, shpalli falimentimin menjëherë pas krijimit.
Top Channel