Amerikanët të shqetësuar, sondazhet tregojnë ‘dyshime’ rreth mprehtësisë mendore të Donald Trump
Në imazhe të pazakonta sot nga Filipinet shiheshin burra katolikë që në një ritual të dhunshëm fetar të para-Pashkëve, që goditeshin të përgjakur me kamzhikë, teksa marshonin pranë kryeqytetit.
Shumë filipinas performojnë ritualin e sakrificës fetare në javën para Pashkëve me besimin se do të pastrojnë mëkatet dhe sëmundjet e tyre si dhe me shpresën e plotësimit të dëshirave.
Ka rreth 90 milionë katolikë në Filipine, numri i tretë më i madh në botë pas Brazilit dhe Meksikës.
Shumë prej tyre morën pjesë në ritualin e të dielës që shënon hapjen e Javës së Shenjtë të Pashkëve me rituale lutjeje dhe vetë-goditjesh me kamzhikë.
Në pamje shihen të penduarit që marshojnë në rrugët e Mandaluyong teksa godasin veten e njëri-tjetrin me kamzhikë bambuje.
Forca e goditjeve bën që kurrizi i tyre të përgjaket, teksa shumë nga “të penduarit” goditen teksa qëndrojnë të shtrirë me fytyrë nga toka.
Të devotshmit e zbathur shihen gjithashtu të gjunjëzuar në rrugë duke kryer ritualin e dhunshëm teksa spektatorë i shikojnë me admirim.
Të tjerë shihen me duar të lidhura teksa kamzhikët me maja bambuje godasin trupin e tyre.
Janë disa rituale katolike filipinase që riprodhojnë ngjarjet e “Të Premtes së Mirë”, siç është ngullitja e vetes në kryq.
63 vjeçari Ruben Enaje, thotë se të premten do të ngulet me gozhdë në kryq për të 34 herë në ritualin e adhurimit të Krishtit.
Shumica e katolikëve që përbëjnë 80 përqind të filipinasve, raportohet e e konsiderojnë vetë-goditjen me kamzhik një ekzagjerim ose keqinterpretim të besimit, shkruan rrjeti britanik The Sun.
Kretë fetarë në vend thonë se aktet e sakrificës e devotshmërisë duhet të mjaftohen me lutje, bamirësi dhe veprime dashurie.
Top Channel