Një makinë e parkuar është përfshirë nga flakët në Korçë pranë vendit të quajtur “Ura e fajancës”.
Djegia e makinës dyshohet e qëllimshme. Pronari i mjetit është shtetasi Klodian Cacani, i cili nuk njihet si person me precedentë penal.
Burime bëjnë me dije se gjatë këqyrjes së kamerave të sigurisë, shihet një person që i ve zjarrin mjetit, duke i hedhur lëndë djegëse, ndërsa ka marrë dëmtime gjatë vendosjes së zjarrit.
Deri më tani autori nuk është identifikuar dhe nuk është paraqitur për ndihmë në asnjë spital të juglindjes.
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 06.04.2023, rreth orës 01:10, pranë vendit të quajtur “Ura e fajancës”, ka rënë zjarr në automjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit K. C., banues në Korçë, i cili ishte i parkuar. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
Sipas policisë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
Top Channel