Presidenti në largim i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç ka dhënë dorëheqje nga udhëheqja e Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS).

Gjatë një fjalimi ditën e sotme ai deklaroi se Mali i Zi po shkon rrugës së nacionalizmit serbomadh.

“Ne besojmë se e udhëhoqëm Malin e Zi në një kohë kur po shtrihej në segmente të reja të orientimit të vlerave të shoqërisë malazeze…. Ne jemi krenarë për këtë. Ne besojmë se sistemi ynë i vlerave është superior dhe se shoqëria malazeze ka të drejtë të bëjë lëvizje sezonale, siç ndodh pas 30 gushtit. Mali i Zi po nxiton rrugëtimin drejt nacionalizmit serbomadh. Por ne e kuptojmë se në jetën e shoqërisë dhe njeriut, ciklet janë të mundshme, disa më të mira, disa më këqija. Ne duhet të jemi këmbëngulës në arritjen e rëndësisë shtetërore-politike”, tha Gjukanoviç.

Ai thekson se nuk ka alternativë serioze në skenë ndaj asaj që ka treguar DPS, por se respektojnë vendimin e qytetarëve, raporton nova.

“Ne ndërmorëm një hap të ri duke vendosur të tërhiqem nga posti i presidentit pas njëzet e pesë vjetësh të menaxhimit të partisë, për të cilën jam krenar. Nuk është suksesi im, por suksesi i asaj politike që e personifikova”, tha presidenti malazez.

Ndryshe, Gjukanoviç pësoi gjatë fundjavës së kaluar nga kandidati i mbështetur nga Serbia, Janko Milatoviq. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA