Kryenegociatori i Kosovës në dialogun teknik mes Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi ka raportuar në Komisionin për Punë të Jashtme.

Aty pati deputetët e opozitës kërkuan sqarime mbi marrëveshjen e arritur në Ohër dhe aneksin e zbatimit të saj.

Bislimi tha se janë pesë kritere për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe për çka ka dakordim në Bruksel.

Sipas zëvendëskryeministrit do të shihet nëse do paraqesë shtresë të re qeverisjeje, shtresa kolektive dhe në çfarë mase është në harmoni me marrëveshjet e dakorduara më herët.

Tutje, zëvendëskryeministri Bislimi ka thënë që ka dakordim për deklaratën e përbashkët për personat e pagjetur do të diskutohet në takimin e radhës në nivel të lartë.

Për takimin e ardhshëm mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç nuk është caktuar një datë.E po ashtu për çështjen e fusnotës, kryenegociatori u shpreh se de facto Serbia e njeh Kosovën sepse janë pajtuar për të drejta të barabarta.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA