Aksident i rëndë në Fier! Mjeti përplas biçikletën, ndërron jetë një person

06/04/2023 20:55
Foto ilustruese

Aksident me vdekje pranë kthesës së Patosit në Fier. 

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin A. A., 63 vjeç, ka përplasur një person tek të 50-tat që ishte duke udhëtuar me biçikletë, duke i marrë jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30, ndërsa viktima vijon të jetë ende i paidentifikuar.

Si pasojë e përplasjes, blutë e Fierit kanë shoqëruar shtetasin në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit dhe identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA