A ka qenë dora e njeriut ajo që shkaktoi tërmetin në Turqi, si përgjigjet sizmiologu

06/04/2023 11:16

Sizmiologu Edmond Dushi i ftuar në Wake Up ka ndarë edhe mendimin e tij si ekspert i fushës në lidhje me tërmetin e Turqisë.

Pavarësisht se kanë dalë shumë fjalë se ky tërmet mund të jetë shkaktuar nga dora e njeriut si për shembull sistemi Harps, sizmologu e hedh poshtë këtë pretendim duke u shprehur se nuk beson kurrë që një teknologji njerëzore të arrijë të krijojë një energji kaq të madhe.

Edmond Dushi: Ka një shkallë, e jep Shërbimi Gjeologjik Amerikan shumë të qartë për publikun për të kuptuar se çfarë energjie kolosale ka një termet tektonik ose natyror. Kjo shkalla tregon qartë që shpërthimi bërthamor i Hiroshimës që merret si referencë, është shumë, shumë poshtë shkallës në raport me tërmetet më të fortë të botës që kanë ndodhur, tani renditet si xhevahir edhe ky i Turqisë. Kështu që unë nuk mund të besoj kurrë që një teknologji njerëzore të arrijë të krijojë një energji kaq të madhe, ndonëse ajo është 10% e asaj energjie apo buxheti që manifestohet në një thyerje tektonike, po ajo është një energji shumë kolosale krahasuar me disa fish shpërthimet bërthamore të njohura deri tani.

Neada Muçaj: Pra nuk është dora e njeriut, por janë fenomene natyrore.

Edmond Dushi: Pastaj sistemi Harps ka të bëjë kryesisht me aspekte elektromagnetike dhe nuk mund të arrihet kurrsesi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA