SHBA-ja jep edhe 2.6 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën

05/04/2023 09:16

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë zbuluar detaje të ndihmës së re ushtarake prej 2.6 miliardë dollarësh për Ukrainën – për të ndihmuar vendin në luftën e tij kundër forcave ruse.

Paketa përfshinë shumëllojshmëri municionesh nga rezervat e Pentagonit të destinuara për të mbërritur shpejt në fushëbetejë. Gjithashtu në paketë përfshihen sisteme raketore të artilerisë me lëvizshmëri të lartë (HIMARS) dhe raketa kundërajrore Patriot – për të ndihmuar në pengimin e goditjeve ajrore ruse të infrastrukturës së Ukrainës.

Sipas Pentagonit, në paketë do të ketë edhe armë të vogla dhe mjete transporti të pajisjeve të rënda, si dhe municione shtesë për sistemet e mbrojtjes ajrore NASAMS.

“SHBA-ja do të vazhdojë t’i ofrojnë Ukrainës ndihmë ushtarake për t’i përmbushur nevojat e saj të menjëhershme në fushëbetejë”, thuhet në deklaratën e Pentagonit.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, komentoi paketën para një takimi me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në selinë e NATO-s në Bruksel.

“Ne vlerësojmë shumë gjithçka që Shtetet e Bashkuara kanë bërë, në mënyrë specifike në muajin e fundit, për të ndihmuar ushtrinë tonë të përgatitet për kundërsulm”, tha ai.

Ambasada ruse në Uashington reagoi ndaj këtij njoftim dhe akuzoi SHBA-në duan ta zvarrisin konfliktin.

“Vendimi për furnizimin e Kievit me armë është një hap drejt përshkallëzimit të krizës ukrainase dhe rritjes së numrit të viktimave civile”, citon TASS një deklaratë e ambasadës.

Armët dhe financimi i ri vijnë ndërsa trupat ukrainase përgatiten për një ofensivë pranverore kundër forcave ruse, të cilat vazhdojnë të bombardojnë Ukrainën me raketa me rreze të gjatë./REL

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA