Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar një video-konferencë me anëtarët e Këshillit të Sigurisë, gjatë së cilës ka akuzuar inteligjencën perëndimore, se ka ndihmuar Ukrainën të kryejë sabotim.
“Ka arsye për të besuar se aftësitë e vendeve të treta, shërbimet speciale perëndimore, janë përfshirë në përgatitjen e akteve të sabotimit dhe sulmeve terroriste”- tha Putini.
Udhëheqësi rus vuri në dukje se 4 provincat që ai aneksoi ilegalisht vitin e kaluar – Donetsk, Kherson, Luhansk dhe Zaporizhzhia – janë përballur me granatimet dhe aktet e sabotimit ukrainas që synojnë të trembin popullsinë lokale, duke shtuar se autoritetet duhet të veprojnë “me ashpërsi dhe në mënyrë efektive për të siguruar kontrollin mbi situatë”.
Disa zyrtarë të emëruar nga Moska në provincat e reja të inkorporuara, të cilat ende njihen ndërkombëtarisht si ukrainase, janë vrarë dhe plagosur në një mori bombash dhe sulmesh të tjera.
Putin u kërkoi zyrtarëve të forcojnë përpjekjet për të integruar plotësisht katër rajonet në Rusi dhe për të mbrojtur banorët vendas nga sulmet ukrainase.
“Ata duhet të shohin dhe të ndjejnë se i gjithë vendi ynë i madh qëndron pas tyre dhe ne do të bëjmë gjithçka për t’i mbrojtur ata”– tha Putin.
Top Channel