Sulmi i parë ndaj emigrantëve shqiptarë do të vinte nga një zë i fuqishëm brenda qeverisë angleze. Bëhet fjalë për Suella Braverman, e cila vetë është me kombësi indiane.
Fjalori që ajo ka përmendur drejtë shqiptarëve ka qenë fyes dhe diskriminues.
“Rreth 40 mijë njerëz kanë ardhur sivjet nga bregu jugor. Shumë prej tyre janë ndihmuar nga banda kriminale. Disa janë anëtarë të këtyre bandave kriminale. Të mos bëjmë sikur janë të gjithë refugjatë në vështirësi. E di i gjithë vendi që s’është e vërtetë. Vetëm anëtarët e nderur të opozitës thonë të kundërtën. Zonja Kryetare, duhet të jemi të qartë me publikun. Sistemi ka dështuar, emigrimi i paligjshëm.
Emigrimi i paligjshëm është jashtë kontrollit. Kemi shumë njerëz që kanë më shumë interes të bëjnë lojëra politike Duke mbuluar të vërtetën, se të zgjidhin problemin. Unë, e nderuar kryetare, jam shumë e vendosur, që t’i jap fund plagës së emigrimit të paligjshëm, dhe jam e vendosur të bëj ç’është e mundur që të godasim bandat kriminale dhe të ndreqim sistemin e azilit, tashmë infektiv përtej çdo shprese,” tha Suella Braverman.
Fjalimi i saj u prit me kundërshtime nga deputetët e tjerë. Por kjo nuk e ndaloi ministren me origjinë indiane që të mbante të njëjtin qëndrim edhe në vijim, pa shprehur asnjë pendesë. Madje duket se edhe shtypi aty mori hov duke shkruar e komentuar me një gjuhë diskriminuese e fyese ndaj emigrantëve shqiptar. Shumë prej tyre i lidhën me trafikun e drogës apo me krime të ndryshme. Por asnjëherë në media nuk u dhanë shifra, statistika apo të dhëna të sakta që të ishin bindëse për të përgjithësuar të gjithë shqiptarët si kriminel.
Deklaratat dëshpëruese duket se kanë ardhur pas dështimit të autoriteteve britanike për frenimin e kalimeve ilegale përmes kanalit të La Manshit. Më herët Ministrja e Brendshme Britanike, Priti Patel ka kërkuar nga rojet kufitare dhe të emigracionit përdorimin e taktikave frenuese dhe të kthimit me forcë të anijeve dhe gomoneve me emigrantë që udhëtojnë nga Franca drejt Anglisë.
“Mendoj se kemi një krizë për sa u përket varkave të vogla. Asnjeri në këtë vend s’do t’i shohë të vazhdojnë. Janë të rrezikshme dhe minojnë kontrollin e kufirit. Duhet ta vëmë nën kontroll këtë situatë. Një pjesë e madhe e problemit është se sistemet britanike të azilit dhe emigrimit janë shumë infektive tani.Aq sa nuk arrijnë t’i gjurmojnë rastet e t’i marrin vendimet me shpejtësi. Kjo është një nga arsyet që ka njerëz nga disa vende që përfitojnë nga kjo. Ngaqë vendimi nuk merret shpejt dhe ata arrijnë të qëndrojnë e të punojnë. Pra, duhet ta vëmë nën kontroll këtë,” tha Karen Buck deputete e parlamentit anglez për Inside Story.
Duhet të sjellim në kujtesë që gjithashtu Britania e Madhe i ka akorduar 54 milionë sterlina Francës për dyfishimin e anijeve franceze për frenimin e emigracionit të jashtëligjshëm Të gjitha këto taktika dështuan njëra pas tjetrës. Kështu, Britania e Madhe doli me sulme të hapura kundër shqiptarëve të paligjshëm për të mbuluar dështimet e veta.
Top Channel