Kryeministri i Federatës së Bosnje e Hercegovinës, Fadil Novaliç është dënuar me katër vite burg për shpërdorim detyre në çështjen e blerjes së respiratorëve kinezë gjatë pandemisë COVID-19.
Gjykata në Bosnje e Hercegovinë shpalli dënimin e shkallës së parë kundër tij dhe të pandehurve të tjerë për këtë çështje: kreut të pezulluar të Mbrojtjes Civile të Federatës së Bosnje e Hercegovinës, Fahrudin Sollak, dhe pronarit të kompanisë bujqësore “Srebrena Malina”, Fikret Hoxhiç.
Sollak u dënua me gjashtë vjet burgim dhe Hoxhic me pesë. Kompania “Srebrena Malina” gjithashtu do të duhet të paguajë kompensim në vlerë prej 100 mijë eurosh. Novaliç nuk u paraqit në seancën e dhënies së dënimit. Ai është akuzuar se ka hartuar një plan për të përdorur para nga buxheti i vitit 2020 për blerjen e mjeteve dhe pajisjeve për të luftuar koronavirusin, por është është bashkuar me Sollakun dhe Hoxhiqin “për të siguruar përfitime materiale” të cilat më pas t’i ndanin mes tyre.
Kanë rënë ndërkohë akuzat ndaj ministres së financave Jellka Miliceviç, se nuk i kishte ata që ta bëjnë një gjë të tillë. Gjyqi për blerjen e 100 ventilatorëve nga Kina, me vlerë 5.4 milionë euro, për nevojat e sistemit shëndetësor në Federatën e Bosnje e Hercegovinës, ka filluar më 23 shkurt, 2021.
Novaliç u shpall non grata nga Shtetet e Bashkuara tetorin e 2022-shit për keqpërdorim të të dhënave personale të pensionistëve për të mirën e partisë së tij politike, para zgjedhjeve të 2018. Departamenti amerikan i thesarit e sanksionoi atë për minim të proceseve demokratike në Bosnje dhe në Ballkanin perëndimor.
Top Channel