“Kurrë nuk jam përfshirë në vrasje”, u shpreh në sallën e gjyqit në Hagë ish kryetari im Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili përballet me akuza të rënda në cilësinë e ish zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilat ai nuk i pranuar kurrë.
Krasniqi tha përpara trupit gjykues se urren dhunën, vrasjen e torturat, jo thjesht sepse edhe ai vetë ka qenë subjekt i dhunës, por sepse i konsideron të ulëta, ndërsa vetë aktpadinë e cilësoi të pakuptimtë. I përfshirë nga emocionet, ai kujtoi sesi në 81-ën me dënua me 14 vjet burg, por theksoi se pavarësisht torturave të cilave iu nënshtrua, asnjë asnjë hetues, asnjë prokuror dhe asnjë gjyqtar të Jugosllavisë që ishin përgjegjës për këtë, nuk kane qenë objekte kritike në shkrimet e tij.
“U ushtrua dhunë e tmerrshme edhe ndaj meje. Gjatë dy proceseve hetuese që janë zhvilluar ndaj meje 81/82 kam përjetuar tmerre që nuk përshkruhen me fjalë. Duart dhe këmbët i kisha gjithmonë të ënjtura nga rrahjet…Por kushdo që më njeh do t’iu thotë, se unë Jakup Krasniqi, asnjëherë nuk kam qenë i përfshirë në asnjë vrasje, burgosje në asnjë formë të presionit ndaj kujtdo qoftë. Nuk e kuptoj logjikën e logjikën e aktakuzës së ngritur ndaj meje. E gjithë kjo, në kohën kur ndaj ndaj popullit tonë është nënshkruar dhunë sistematike”, tha Krasniqi.
25 minuta kohë kërkoi mbrojtja për fjalimin e tij. Avokatja mbrojtëse e tij, Venkateswari Alagendra, tha se fakti që prokuroria insiston se në UÇK ka pasur një ndërmarrje të përbashkët kriminale, dhe pretendimi për qëllim të përbashkët kriminal “ishte i njohur dhe publik”, nuk qëndrojnë.
“Kjo i bie që NATO mbështeti një ndërmarrje kriminale të njohur”, tha ajo duke iu referuar bombardimeve që sollën fundin e luftës në Kosovë. Të martën, përpara trupit gjykues bënë deklaratat hyrëse ekipet e mbrojtjes së ish-presidentit, Hashim Thaçit, ish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli dhe ish-deputetit, Rexhep Selimi.
Avokati Gregory Kehoe deklaroi se do të ftohen shumë figura të rëndësishme ndërkombëtare për të dëshmuar në Dhomat e Specializuara e tha se provat dëshmojnë qartë se UCK-ja nuk ka pasur një strukturë efektive komanduese.
Top Channel