Një tjetër kopsht ka hapur dyer në kryeqytet, kësaj here për 220 fëmijë në njësinë nr.7
“Kopshti ‘Kei’ është ndoshta një nga kopshtet dhe çerdhet më të bukura në Tiranë: ka ashensor, tre kuzhiniere të përkushtuara, ka psikologë dhe mësues që merren me çështjet kreative. Është një bekim i madh! E di që, kur nuk ke bërë asnjë kopsht, asnjë çerdhe dhe asnjë shkollë, e ke shumë kollaj t’i nxjerrësh sytë tjetrit që po punon për këtë punë. Kur ke bërë mbi 40 e ca shkolla, kur ke bërë 20 çerdhe e kopshte të reja, 34 të tjera të rinovuara, e di vërtet se çfarë mundi duhet për t’i bërë realitet. Por, qëllimi ynë nuk është të merremi me llafe, se nuk ke çfarë debaton me atë që nuk ka bërë asnjë shkollë në Tiranë. Qëllimi ynë është të merremi me punë”, tha Veliaj.
Kryebashkiaku Erion Veliaj njoftoi edhe se së shpejti do të hapet një kopsht dhe cerdhe e re në zonën e Astirit.
“Në Astir trashëguam një zonë të ish-komunës në Kashar, e cila drejtohej nga ata që nuk dinin të bënin asnjë punë, asnjë kopsht e asnjë çerdhe. Por, ajo që trashëguam nga ata që nuk bënë asnjë punë, ishin vetëm rrënoja. Mbi ato rrënoja duhet të gjenim disa mënyra alternative dhe një prej tyre është qiraja. Në Astir do të vazhdojmë me kopshte dhe çerdhe me qira, të cilat do t’i paguajë bashkia. Ajo që kemi bërë me çerdhet dhe kopshtet është që, sot prindërit bëjnë një pagesë simbolike, 1 me 7, ku 7-fishi paguhet nga bashkia. Kjo po që ka rëndësi sepse i jep shansin çdo fëmije që, pavarësisht si i ka kushtet ekonomike familjare, të ketë të njëjtin shans me fëmijët e tjerë. Ne do subvencionojmë dhe do paguajmë aty ku ka impakt, nuk do bëhemi qesharakë në fushatë për çështje që bota i ka sqaruar dhe i ka llogaritur. Ato premtime jo vetëm që nuk kanë impakt, por shkatërrojnë të gjitha investimet e tjera të bashkisë”, tha Veliaj.
Top Channel