“Jemi në krizë të thellë me SHBA-të”/ Putin pranon prishjen e raporteve me amerikanët, akuza për masakrën në sheshin Maidan

05/04/2023 19:21

Presidenti rus Vladimir Putin ka akuzuar SHBA-të si përgjegjëse për viktimat në Ukrainë, gjatë protestave të 2014-ës në sheshin Maidan Nezalezhnosti. 

Gjatë një tryeze me trupin e ri diplomatik amerikan, Putini përfitoi nga rasti që për herë të parë që prej luftës në Ukrainë të pranonte se mes Rusisë dhe SHBA ka një krizë të thellë, e cila daton që herët më 2014-ën.

Teksa ambasadorja amerikane në Moskë, Lynne Tracy pranoi kredencialet, Putini tha: “E nderuara zonja ambasadore, nuk dua të prish atmosferën e hirshme të paraqitjes së letrave kredenciale dhe e di që mund të mos jeni dakord me mua, por nuk mund të mos them se përdorimi i instrumenteve të tilla nga ana e Shtetet e Bashkuara në politikën e tyre të jashtme si mbështetje për të ashtuquajturat ‘revolucione me ngjyra’, mbështetje në këtë drejtim nga Departamenti i Shtetit për grushtin e shtetit në Kiev në 2014, në fund të fundit kanë çuar në krizën aktuale të Ukrainës.”

Në vitin 2014, më shumë se 70 persona vdiqën gjatë protestave, të cilat u nxitën nga vendimi i ish-presidentit ukrainas Viktor Janukoviç për të hequr dorë nga një marrëveshje tregtare me Bashkimin Evropian dhe vijuar marrëdhëniet me Moskën. Në ditën më vdekjeprurëse të kryengritjes, rreth 50 njerëz vdiqën në Maidan të Kievit, kur, sipas protestuesve, snajperët e qeverisë hapën zjarr.

Megjithatë sipas Putin: “Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, nga të cilat varet drejtpërdrejt siguria dhe stabiliteti global, janë në një krizë të thellë, për fat të keq. 

Ai bazohet në qasje thelbësisht të ndryshme për formimin e rendit modern botëror.”

Putin gjithashtu synoi BE-në duke thënë se i vjen keq për përkeqësimin e marrëdhënieve BE-Moskë dhe pretendoi se Brukseli ka “iniciuar një konfrontim gjeopolitik” me vendin e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA