Familjarët e grave të vrara protestojnë me aktivistët anti-femicid para gjykatës në Turqi (fotot)

05/04/2023 19:15

Aktivistë dhe familjarë të grave të vrara nga femicidi demonstruan sot para gjykatës kryesore të Stambollit pas akuzave ndaj grupit “Të ndalojmë femicidin”.

Prokurorët kanë paditur grupin e ngritur në 2010, për shkelje të ligjit dhe moraleve dhe nëse shpallet fajtor enti duhet të mbyllet.

Seanca është shtyrë për në shtator, sipas raportimeve.

Protestuesit para gjykatës ku po mbahej seanca mbanin një parrullë të madhe ku shkruhej: “Kjo platformë nuk do të ndalojë. Vrasjet e grave do të ndalojnë”.

Përfaqësuesi i aktivistëve Gulsum Kav tha për gazetarët: “Ne do të vijojmë të mbrojmë të drejtat e të gjithë atyre që u është vjedhur jeta në këtë vend”.

Platforma kundër femicidit është krijuar një vit pas vrasjes së rëndë të 18 vjeçares Munever Karabulut, trupi i së cilës u gjet në një konteiner mbeturinash në Stamboll.

Vrasja makabre shkaktoi zemërim të gjerë për më tepër prej faktit se autori i shpëtoi drjetësisë për gati gjashtë muaj.

Fillimisht platforma sensibilizionte për gjyqet e femicideve, por më vonë u zgjerua për të përfshirë të gjitha llojet e dhunës ndaj grave, si dhe individëve LGBTQ.

Figen Yetiskin, vajza e të cilës është vrarë, thotë platforma e mbështeti atë në më shumë se dhjetë seancat gjyqësore dhe i dha asistencë ligjore.

“Ata ishin gjithmonë me mua në gjykatë. Prandaj përkundër mbylljes unë mendoj se ajo duhet të zgjerohet, ata më kanë mësuar të drejtat e mia dhe kanë ndihmuar në arrestimin e vrasësit të bijës time”, tha ajo.

FOTO GALERI
1/4
Aktivistë dhe familjarë të grave të vrara nga femicidi demonstruan sot para gjykatës kryesore të Stambollit pas akuzave ndaj grupit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA