Arrestohet klienti i restorantit japonez qe futi shkopin e tij në salcën e përbashkët të xhenxhefilit (fotot)

05/04/2023 17:20

Japonia ka nisur një fushatë të ashpër kundër darkuesve problematikë që janë shfaqur së fundmi në restorantet ‘sushi’, pasi dy të rinj u arrestuan kur përdorën shkopinjtë e tyre personalë të ngrënies për të marrë ushqim nga një tas i përbashkët në një restorant në një Osaka.

Arrestimet e Toshihide Oka dhe Ryu Shimazu vijnë teksa sektori i ushqimit përballet me një valë të pakuptimtë sjelljesh negative në restorantet e mëdha.

Oka, 34 vjeç e Shimazu, 35, akuzohen se pengonin biznesin pasi përdorën shkopat e tyre të ngrënies për të marrë salcë xhenxhefili nga ena që ishte për të gjithë klientët, në restorantin gyūdon (tas viçi) në Yoshinoya vitin që shkoi.

Dy burrat, kishin publikuar pamjet e shakasë së tyre në rrjetet sociale , por tashmë akuzohen për kontaminim të ushqimit me mjetet e tyre.

Në restorantet sushi darkuesit duhet të përdorin shkopinj të veçantë për të mbushur pjatat e tyre nga enët e përbashkëta të përbërësve.

Në video burri që besohet se është Shimazu, shihet që fut disa herë në gojë copa xhenxhefili me shkopat e vet.

“Doja të bëja njerëzit për të qeshur,” tha më herët Oka, sipas agjencisë vendase Kyodo. “I kërkova [Shimazu] të bënim diçka për të qeshur dhe ai e hëngri. E shpërndamë në rrjet sepse ishte qesharake”.

Zhvillimi ka shtangur shumë klientë të pjatës së njohur gyūdon, e cila përbëhet nga mish viçi, oriz e qepë, dhe shpesh shoqërohet me xhenxhefil të sezonuar.

Grupi Yoshinoya ka rreth 1,000 restorante në Japoni dhe denoncoi videon që prej publikimit në fillim të vitit.

Arrestimet vijnë një javë pasi një burrë u arrestua për ndotje të enës së përbashkët të salcës së sojës në tryezën rrotulluese të një restoranti, për të regjistruar video në rrjetet sociale.

Zhvillimet kanë bërë të shtohen masat e sigurisë në disa restorante popullore, ndërsa të tjera kanë ndaluar tavolinat rrotulluese me sushi.

FOTO GALERI
1/3
Arrestimet e Toshihide Oka dhe Ryu Shimazu vijnë teksa sektori i ushqimit përballet me një valë të pakuptimtë sjelljesh negative në restorantet e mëdha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA