Ambasadoret Kim dhe Hohmann takim me komisionerin Celibashi

05/04/2023 09:55

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim dhe ambasadorja e BE-së Christiane Hohmann po zhvillojnë një takim me Komisionerin Ilirjan Celibashi.

Sot Komisioneri Celibashi do të regjistrojë kandidatët e 11 bashkive të mëdha në vend.

Një ditë më parë, ambasadorja Kim në një intervistë për Zërin e Amerikës theksoi se është përgjegjësia e qeverisë dhe e udhëheqësve politikë që të sigurohen për të kuptuar dhe për t’iu përgjigjur shqetësimeve që janë shprehur nga ODIHR-i në lidhje me zgjedhjet e kaluara.

Kjo përfshin edhe krijimin e listave dhe ofrimin e kandidatëve me integritet, sipas diplomates amerikane.

Pritshmëritë e Uashingtonit, theksoi ambasadorja Kim, janë që Shqipëria do të bëjë më të mirën që të sigurojë që zgjedhjet të zhvillohen në përputhje me standardet dhe normat ndërkombëtare.

Anëtarët për 11 bashkitë e mëdha janë:

Shkodër
Benet Beci- Partia Socialiste
Bardh Spahia- Bashkë Fitojmë

Lushnjë
Eriselda Sefa- PS
Eduard Sharka-Bashkë Fitojmë

Korçë
Sotiraq Filo – PS
Ledina Alolli-Bashkë Fitojmë

Lezhë
Pjerin Ndreu
Pashk Gjoni- Bashkë Fitojmë

Berat-Ervin Demo
Zija Ismaili- Bashke Fitojme

Durrës
Emiriana Sako PS
Igli Cara-Bashkë Fitojmë

Elbasan
Gledian Llatja- PS
Luçiano Boçi -Bashkë Fitojmë

Fier
Armando Subashi- PS
Edvar Kodheli – Bashke Fitojme
Eriselda Çelaj- PD

Kamëz
Rakip Suli- PS
Arjan Hoxha-Bashkë Fitojmë
Bilbil Bajraktari-PD

Tiranë
Erion Veliaj- PS
Belind Këlliçi – Bashkë Fitojmë
Roland Bejko- PD
Arlind Qori “Lëvizja Bashkë”
Marko Dajti- “Fronti i Majtë”
Lajla Pernaska – “Drejtësi Integrim dhe Unitet”

Vlorë
Ermal Dredha- PS
Hysni Sharra, Bashkë Fitojmë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA