I sekuestrohen një pistoletë dhe dy armë gjahu, arrestohet 52-vjeçari nga Mati

04/04/2023 09:23

Një 52-vjeçar A.Xh banues në fshatin Derjan, Mat është arrestuar në flagrancë pasi policia i gjeti të fshehur në shtëpi një armë zjarri pistoletë dhe dy armë gjahu çifte.

Armët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, për veprime të mëtejshme.

Top Channel