Grabiti para dhe bixhuteri në një banesë, arrestohet 32-vjeçari në Dibër

04/04/2023 13:39

Një 32-vjeçar në Dibër u arrestua nga policia pasi akuzohet se ka grabitur para dhe sende me vlerë në një banesë.

Në pranga ra shtetasi Xh. B., 32 vjeç, banues në Dibër, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash dhe sende me vlerë (bizhuteri), në banesën e një shtetasi.

Në momentin e arrestimit, Xh. B. iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një kartë identiteti romune e dyshuar e falsifikuar.

Policia thotë se vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Top Channel