
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë fjalës së tij në gjyqin që po mbahet në Hagë shprehu keqardhje për të gjitha viktimat gjatë konfliktit më 1998-99.
Ai iu drejtua Dhomave të Specializuara në Hagë në ditën e dytë të gjykimit ndaj tij dhe tre ish-eprorëve të tjerë të UÇK-së, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Thaçi: Sot po nisim një rrugëtim drejt të vërtetës dhe drejtësisë. E vërteta dh drejtësia janë parime të çmuara për mua janë gurthemel I paqes. Ndjej keqardhje dhe dhimbje për të gjitha viktimat, pavarësisht nga përkatësia etnike, fetare e politike. Viktimat nuk marrin drejtësi kur ndiqen të pafajshmit. Unë jam I pafajshëm për të gjitha këto akuza. Jam gati të përballem me këtë sfidë, të përballem me sukses për familjen time, për vendin tim.
Unë isha student në zvicër, I treuar politik kur u masakrua familja Jashari. Si shumë të tjerë u ktheva në vendin tim për të ndihmuar. Kushdo do të bënte të njëjtën gjë kur ju hiqet liria. UCK përbëhej nga njerëz të thjeshtë që luftuan e vdiqën hero. Ky ishte çmimi i lirisë. Mijëra familje humbën të dashurit e tyre nga masakrat serbe. Kundërshtarë ishin paramilitarët ushtria e policia serbe të kalitur në Bosnje. Të nderuar, si rezistenca paqësore ashtu edhe e armatosur kishin të njëjtin synim, lirinë shtetësinë dhe rendin demokratik. Pa atë rezistencë Kosova nuk do të rezistonte. Qytetarët nuk donin luftë, ata ishin të përcaktuar dhe kishin vullnetin për paqe. Lufta iu imponua. Ata bënë gjithçka për të mbrojtur fëmijët e vendin e tyre. Ne ishim në anën e drejtë të historisë. Sot jam i lumtur që populli I Kosovës jeton në një shtet demokratik. Kosova është rrëfim suksesi. Të nderuar, gjatë këtij procesi do udhëtojmë prapa në kohë në ngjarje që kanë ndodhur 25 vite më parë, u rikujtoj se mbamendja është e mjegulluar, realiteti po ngatërrohen me opinionin, emocionet apo mllefet politike nuk duhet të kuptohen si fakte. Kjo vjen edhe për disa botime të pasluftës të përshtatura të akteve të ndryshëm të luftës.
Edhe tek ne jo çdo bashkëluftëtar ka qenë edhe bashkëudhëtar ë në proceset politike pas luftës. Ambicia tejkaloi të vërteten për rrëfimin për historinë. Njerëzit mbajnë mend atë se duan të besojnë që është e vërtetë. Por kemi dëshmi të regjistruar e duhet të kthehem tek këto dëshmi. Më vjen keq që nuk do të kemi mundësi të dëgjojmë dëshmitë e Madelin Robn COOK, Richar Holbruk, shefi i parë I unmikut, fehmi ahanit, adem demacit brahim rugovës.
Ata do të kishin dëshmuar në emrin tim për atë që kam thënë e bërë në atë kohë. Jam I lumtur që shumë të tjerë si ata janë të gatshëm të dëshmojnë për pafajësinë time. Ne besuam në vendosmërinë tonë për të qenë të lirë. Por të gjithë e denim se pa bashkësinë ndërkombëtare e vecanërisht SHBA, nuk do mund të ishim të lirë.
Të nderuar, kur raporti I Dick Martyt, para 13 vitesh mbushi titujt e mediave për trafik të organeve dhe nga unë, menjëherë kërkova hetim në mënyrë të pavarur Bashkësia më tha se një gjykatë e veçantë ishte thelbësore për të hequr renë e zezë. Bota tani e di, sot si rezultat I këtij procesi se nuk kishte trafik organesh dhe shpia e verdhë nuk ka ekzistuar kurrë. Tani e dimë se jemi shfajësuar nga këto akuza. E vërteta është thënë dhe reja e zezë është hequr. Kjo sakrificë ja ka vlejtë. Unë pres në përfundim, të shfajësohem. Kjo është gjykata e katërt, jam intervistuar nga këta mekanizma të ndërkombëtarëve, çdo bashkëpunim me këta akterë ka qenë në interes të drejtësisë dhe plotësisht transparent. Prandaj nuk duhet të shkruaj drejtësinë, unë besoj në paqe të vërtetë e drejtësi.
Top Channel