Policia në Rusi ka arrestuar një vajzë adoleshente që dyshohet se ka urdhëruar vrasjen me pagesë të nënës së saj.
Anastasia Milosskaya, një agjente pronash 38-vjeçare, mendohet se është rrahur dhe mbytur për vdekje.
Trupi i saj, i lidhur në plastikë dhe i mbështjellë në një dyshek, u zbulua nga një portier lokal pasi u braktis në një kosh plehrash në qytetin Balashikha afër Moskës, sipas shtypit rus.
Autoritetet që atëherë kanë arrestuar vajzën 14-vjeçare të gruas dhe një djalë 15-vjeçar që besohet të jetë i dashuri i vajzës së saj, me dyshimin se punësoi dy adoleshentë të tjerë për të vrarë zonjën Milosskaya për vetëm 350,000 rubla (rreth 3,600 £).
Raportet thonë se djali 15-vjeçar jetonte me qira, me familjen në banesën e tyre. Para vdekjes së saj, zonja Milosskaya ishte përpjekur ta largonte atë nga banesa, duke besuar se ai kishte një ndikim të keq mbi vajzën e saj.
Çifti adoleshent akuzohet gjithashtu se më vonë kanë lënë dy bashkëpunëtorët e tyre në apartament dhe kanë qenë të pranishëm në vrasjen e zonjës Milosskaya në shtëpi.
Vrasësit e dyshuar mendohet se e kanë lënë më pas trupin në banesë, duke u kthyer dy ditë më vonë për ta hedhur në kosh, ku u gjet më vonë.
Të dyshuarit, të gjithë nën moshën 17-vjeçare, thuhet se janë akuzuar për vrasje dhe komplot për vrasje, dhe do të qëndrojnë në një mjedis adoleshentësh në pritje të hetimeve të mëtejshme.
Nëse shpallen fajtorë, ata përballen me një dënim maksimal prej 10 vjetësh.
Hetuesit pretendojnë vajza dhe i dashuri i saj kishin planifikuar të jetonin nga kursimet e nënës së saj prej rreth 30,000 £.
Një shoqe e vajzës së zonjës Miloskaya është cituar të ketë thënë: “Ajo foli shumë herë për urrejtjen e nënës së saj, edhe pse nëna e saj ishte një person i mirë që e donte atë”.
Top Channel