Largohet nga drejtimi i ASHK-së Durrës Xheni Agolli/ Komandohet Ilir Gjinali

03/04/2023 12:48
Kadastra e Durrësit

Është larguar nga drejtimi i ASHK-së Durrës Xheni Agolli, e cila u emërua në këtë post në fund të vitit të kaluar. Në krye të Kadastrës do të jetë Ilir Gjinali.

Agolli u emërua, pas dorëheqjes së parevokueshme të numrit 2 të ASHK-së nga pozicioni i drejtueses së komanduar në drejtorinë e Durrësit. Kadastra e Durrësit konsiderohet një nga agjencitë më të ngarkuara dhe problematike  në vend.

Mbingarkesa  dhe fluksi i madh i punës në Kadastrën e Durrësit përgjatë një viti ishin arsyet e dorëheqjes së Xhajës, ndërkohë që burime nga Kadastra e Durrësit bëjnë me dije se Agolli u hoq nga posti që mbajti vetëm për 3 muaj, pasi nuk mundi të reagonte në shërbim të qytetarëve, kërkesave dhe ankesave të shumta të tyre të cilat nuk mundën të marrin përgjigje brenda afateve të përcaktuara ligjore, duke shtuar ankesat në AKSH për Kadastrën e Durrësit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA