Tesla raportoi një rritje modeste/ Kompania ka prodhuar më shumë makina se sa ka shitur

03/04/2023 16:26

Tesla raportoi një rritje modeste prej 4% në shitje në tremujorin e parë krahasuar me tre muajt e fundit të vitit të kaluar, pavarësisht një sërë uljesh të çmimeve.

Kjo shënoi gjithashtu tremujorin e katërt radhazi që Tesla ka prodhuar më shumë automjete sesa ka shitur. Disa prej tyre mund të jenë për shkak të rritjes së prodhimit në dy fabrika të reja, njëra në Teksas, tjetra në Gjermani, e cila u hap pranverën e kaluar dhe një vonesë midis rritjes së prodhimit dhe shitjeve.

Por kjo do të thotë se gjatë 12 muajve të fundit Tesla ka prodhuar 78,000 makina më shumë se sa ka shitur.

Tesla tha se kishte një rritje në numrin e modeleve të saj më të shtrenjta, Model S dhe Model X, në tranzit në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë, si dhe në rajonin e Azisë Paqësorit.

Në fillim të këtij viti, ne patëm një rregullim çmimi. Pas kësaj, ne në fakt gjeneruam një kërkesë të madhe, më shumë se sa mund të prodhojmë, në të vërtetë,” tha Tom Zhu, ekzekutivi i Tesla-s përgjegjës për prodhimin dhe shitjet globale. 

Kompania raportoi se përfundoi shitjet e 422,875 automjeteve në tremujor.  Prodhimi i tremujorit të parë u rrit vetëm 0.2% nga tre muajt e fundit të vitit 2022, pavarësisht përpjekjeve për të rritur prodhimin në Gjermani dhe Teksas.

Prodhimi dhe shitjet u rritën shumë më tepër në krahasim me tremujorin e parë të 2022, me prodhim 44% dhe dërgesa me 36%. Por edhe kjo sugjeron që Tesla është nën objektivin e rritjes vjetore prej 50% që ka vendosur për kompaninë afatgjatë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA