Ministria e Shëndetësisë bën me dije se dy qytetarë kanë rezultuar pozitivë me koronavius.
Në raportin për përditësimin e të dhënave, thuhet se fatmirësisht nuk ka humbur jetën asnjë person.
Aktualisht në spitalin e Infektivit po marrin trajtim 8 pacientë. Ndërkaq, janë shëruar 15 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 330,127 që nga fillimi i epidemisë.
Njoftimi i MSH:
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar imunitetin e tyre.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 47 testime, nga të cilët 2 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19: Nga 1 qytetar në Berat, Dimal.
Janë 168 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 15 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 330,127 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 3 Prill 2023)
Raste të reja ditore 2
Të shëruar në 24 orë 15
Të shtruar në spitale 8
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 47
Testime totale 2,049,397
Raste pozitive 333,899
Raste të shëruara 330,127
Raste Aktive 168
Humbje jete 3,604
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 143
Vlorë 6
Shkodër. 6
Berat. 5
Durrës. 2
Fier 2
Korçë. 2
Elbasan. 2
Top Channel