“Vulkan Files”, gati lufta kibernetike: Do goditet infrastruktura civile në mbarë botën

03/04/2023 13:24

Shërbimet sekrete ruse planifikojnë fushata disinformuese dhe sulme kibernetike ndaj infrastrukturës civile në të gjithë botën. Për këtë, Moska zyrtarë po mbështetet në ndihmën e një kompanie teknologjike atje, “NTC Vulkan”.

Ka qenë një ish punonjës i kësaj kompanie që ka dorëzuar informacionet të cilat po mbjellin shqetësim në perëndim. Lajmi u bë publik nga një grup investigative medias gjermane dhe ndërkombëtare, çka shtyu ministren e brendshme të Gjermanisë, Nancy Faeser të kërkojë me urgjencë më shumë kompetenca të Zyrës Federale të Kriminalistikës, BKA. “Duhet të kemi kompetencat për të identifikuar sulmet dhe për t’i ndaluar ato”, u shpreh Faeser.

Prej vitesh Ukraina dhe vende të tjera janë objekt sulmesh kibernetike, edhe pse Kremlini e mohon këtë zyrtarisht. Por mijëra faqet e dokumenteve sekrete të bëra publike tani nën emrin “Vulkan files” tregojnë se kjo ofensivë mund të zgjerohet edhe jashtë kufijve të vendit të përballur me agresionin ushtarak rus.  Sipas ekspertëve, ato tregojnë se kompania teknologjike ruse po zhvillon armë digjitale për ushtrinë e Vladimir Putinit dhe shërbimet sekrete.

Një grup mediash gjermane si “ZDF Frontal”, “Spiegel”, “Süddeutsche Zeitung” dhe disa media ndërkombëtare kanë bërë vlerësimin e dokumenteve, që dëshmojnë se Rusia planifikon të godasë me sulme kibernetike rrjetin e të “paralizojë sistemet e kontrollit të hekurudhave, transportit të anijeve dhe atij ajror”, “krijimin e problemeve tek kompanitë e energjisë dhe infrastrukturës kritike”, identifikimi i pikave të dobta të infrastrukturës” për t’i sulmuar ato”, përfshirë furnizimin me ujë, prodhimin e energjisë elektrike, dhe impiante petrokimike.” Një qëllim tjetër i Rusisë: komandimi i internetit në sfera të caktuara dhe seleksionimi i asaj, se çfarë duhet t’u tregohet përdoruesve e çfarë jo, e ketu sipas zbulimeve do duhet të ndihmojë softueri “Amesit”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA