“Putini po përgatitet për luftë”/ Shefi i NATO-s: Aleatët perëndimorë i kanë dërguar Ukrainës 57 mld paund ndihmë ushtarake

03/04/2023 18:26

Aleatët perëndimorë i kanë dërguar 57 miliardë paund ndihmë ushtarake Ukrainës.

Kështu është shprehur Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë një prononcimi për mediet në Bruksel, teksa shtoi se “me negociatat e paqes që duken të pamundura, aleanca ushtarake po planifikon të dërgojë ndihmë të mëtejshme”.

“Ne nuk mund të lejojmë Rusinë të vazhdojë të shkatërrojë sigurinë evropiane Nuk ka shenja se (Vladimir) Putin po përgatitet për paqe. Ai po përgatitet për më shumë luftë“- tha ndër të tjera Stoltenberg.

Ministrat e Jashtëm të NATO-s do të takohen në Bruksel të martën, ku do “të diskutojnë se si mund të shtojmë mbështetjen tonë, duke përfshirë vazhdimin e forcimit të forcave të armatosura të Ukrainës”, tha Stoltenberg.

“Mbështetja jonë është për një kohë të gjatë”– theksoi shefi i NATO-s.

Finlanda do të anëtarësohet zyrtarisht në NATO të martën. Sakaq, Rusia është mobilizuar për forcimin e pozitave të saj ushtarake në disa pjesë të vendit si masë paraprake në pritje të pranimit të afërt të Finlandës në aleancën euroatlantike. Qëllimi, sipas zëvendësministrit të Jashtëm, Alexander Grushko, për këtë lëvizje të Moskës, është për të garantuar “sigurinë ushtarake” tashmë që NATO po i vjen në kufi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA