Milan gjunjëzon Napolin! Kuqezinjtë mbeten kampionët e serisë A

03/04/2023 12:26

Napoli dhe Milani filluan serinë e 3 përballjeve me njëri-tjetrën që nga kjo e diel, ku luajtën për kampionatin Italian. Në minutën e 17-të një aksion model i nisur nga Diaz përfundohet në mënyrë perfekte nga Rafael Leao.

Kuqezinjtë ndihen të sigurtë në një formë shumë të mirë. Në të 25-tën minut, sërish protagonist është Diaz, por këtë herë finalizon vetë, manovron mjaft mirë në zonë dhe shënon golin e dytë.

Pas pushimit, në minutën e 59-të do të vinte edhe goli i tretë i Milanit. Ishte një aksion personal i Leaos, që pas disa veprimeve në krahun e majtë godet fort, duke shënuar golin e tij të dytë personal… dhe të tretin të takimit.  Në minutën e 65-të, Selemaekers, pas një aksioni personal do të depërtonte në zonën napoletane dhe do të realizonte, duke fiksuar rezultatin 4-0.

10 ditë më pas këto dy skuadra do të ndeshjen sërish për një vend në gjysmëfinale të Champions League.

Real Madrid dhuroi spektakël për tifozët e pranishëm në “Santiago Bernabeu”. Skuadra e Carlo Ancelottit fitoi 6-0 ndaj Valladolid, përballje ku shkëlqeu Karim Benzema. Kapiteni i “Los Blancos”, realizoi tre gola, brenda shtatë minutave! Rodrygo zhbllokoi takimin në mesin e pjesës së parë. Më pas Benzema “show”. Benzema kthehet në futbollistin e parë të Real Madrid, i cili ia del të shënojë të paktën 20 gola në 11 sezone radhazi.

Nuk ka qetësi për kampionët e Francës. PSG regjistron  një tjetër humbje të kampionat përballë një rivali të hershëm në historikun e kampionatit francez por që shumë larg nivelit aktual mes tyre.

Pas humbjes 0-2 në “Parc des Princes” kundër Rennes, Messi e Mbappe me shokë dështuan të merrnin pikë në të njëjtin stadium edhe përballë Lyonit, që drejtohet pikërisht nga ish-trajneri i PSG-së, Laurent Blanc. Golin e vetëm të këtij takimi e shënoi Barcola në minutën e 56-të.

Parisi edhe pas kësaj humbjeje mbetet në vendin e parë në kuotë ne 66 pikëve, por tashmë diferenca me Lensin e vendit të dytë është ngushtuar në vetëm 6 pikë.

Chelsea njoftoi këtë të diel largimin e Graham Potter nga posti i trajnerit të parë pas humbjes 0-2 ndaj Aston Villas dhe si rezultat i rezultateve të dobëta që ka pasur që nga marrja e detyrës, më 8 shtator (në atë kohë zëvendësoi gjermanin Thomas Tuchel).

Gjatë kësaj periudhe, anglezi, për të cilin blutë paguan Brightonit rreth 25 milionë euro, arriti vetëm 12 fitore në 31 ndeshje. Chelsea ndodhet në vendin e 11-të në Premier League dhe në çerekfinale të Champions League do të përballet me Realin e Madridit. Julian Nagelsmann, i shkarkuar nga Bayerni për t’i hapur rrugë Thomas Tuchelit, konsiderohet si favorit për të zëvendësuar anglezin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA