Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi
Shkencëtarët kanë filmuar një peshk duke notuar në një thellësi të jashtëzakonshme në oqean, duke e bërë atë vëzhgimin më të thellë të kësaj natyre që është bërë ndonjëherë.
Një lloj peshku kërmilli i gjinisë Pseudoliparis, u filmua duke notuar në 8,336 m thellësi, në kanalin Izu-Ogasawara, në jug të Japonisë.
Shkencëtari kryesor tha se ky peshk-kërmill mund të jetë në thellësinë maksimale që çdo peshk mund të mbijetojë.
Vëzhgimi i mëparshëm tregon se peshku që ka notuar më thellë ka qenë deri në në 8,178 m, në jug në Paqësor në Hendekun Mariana. Prandaj, ky zbulim e thyen rekordin e thellësisë me 158 m.
Peshqit- kërmill janë vërtet të jashtëzakonshëm. Ka mbi 300 lloje, shumica e të cilave janë krijesa që jetojnë në ujë të cekët dhe mund të gjenden në grykëderdhjet e lumenjve.
Këta peshq janë përshtatur gjithashtu me jetën në ujërat e ftohta të Arktikut dhe Antarktikut, si dhe nën kushtet e presionit ekstrem që ekzistojnë në llogoret më të thella të botës. Trupat e tyre xhelatinoz i ndihmojnë ata të mbijetojnë.
Top Channel