Është një nga aplikacionet më të njohura të blerjeve në Kinë: përmes tij, blihen veshje, sende ushqimore dhe pothuajse gjithçka tjetër qe ekziston nga më shumë se 750 milionë përdorues në muaj.

Por sipas ekspertëve të sigurisë kibernetike, ky aplikacion në dukje i pafajshëm, mund të anashkalojë sigurinë e telefonit celular të përdoruesve për të monitoruar aktivitetet e tyre në aplikacione të tjera, për t`i kontrolluar njoftimet, për t`i lexuar mesazhet private dhe për të ndryshuar parametrat.

Teksa shumë aplikacione të tjera grumbullojnë një sasi të madhe informacioni të përdoruesve, ndonjëherë edhe pa pëlqimin e qartë të tyre, ekspertët thonë se gjiganti i tregtisë elektronike Pinduoduo i ka çuar shkeljet e privatësisë dhe sigurisë së të dhënave në një nivel tjetër. CNN hulumtoi mbi këtë çështje e foli me një sërë specialistësh të sigurisë kibernetike nga Azia, Europa dhe Shtetet e Bashkuara – si dhe me ish punonjës apo edhe punonjës aktualë të Pinduoduo.

Ekspertë të shumtë identifikuan praninë e programeve të dëmshme malware në aplikacionin Pinduoduo që shfrytëzojnë dobësitë në sistemet operative Android. Persona që kanë qenë brenda kompanisë thanse kjo u përdor për të spiunuar përdoruesit dhe konkurrentët, gjoja për të rritur shitjet.

“Ne nuk kemi parë kurrë një aplikacion të zakonshëm si ky që përpiqet të përshkallëzojë privilegjet e tyre për të fituar akses në gjëra tek të cilat, supozohet se ata nuk duhet të kenë qasje”, thotë Mikko Hyppönen nga firma e sigurisë kibernetike, WithSecure. “Kjo është shumë e pazakontë dhe mudn të them, e frikshme”, shtoi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA