Diskutime për stacionin më të madh bërthamor në Ukrainë, drejtori i agjencisë atomike do të vizitojë Moskën

03/04/2023 16:39

Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi, do të vizitojë Moskën gjatë kësaj jave.

Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë pranë organizatave ndërkombëtare në Vjenë, Mikhail Ulyanov, foli për vizitën në televizionin shtetëror.

Ai u shpreh se Grossi do të takohet me një delegacion rus dhe ata do të diskutojnë stacionin bërthamor të Zaporizhzhia në Ukrainën jugore, i cili është objekti më i madh i tillë në Evropë dhe ndodhet në territorin që aktualisht kontrollohet nga trupat ruse.

Siguria e objekteve bërthamore ka qenë një temë e përsëritur gjatë luftës. Grossi vizitoi vendin e Zaporizhzhia të mërkurën e kaluar, për të parë situatën nga afër.

Trupat ruse morën nën kontroll objektin, i cili i është nënshtruar bombardimeve të përsëritura, në fillim të luftës.

Grossi ka bërë presion për një zonë të çmilitarizuar atje, duke deklaruar se ka pasur ndërmend të propozonte masa specifike mbrojtëse të pranueshme si për Moskën ashtu edhe për Kievin, por nuk i paraqiti ato në publik.

Rusia raportoi në shkurt se ishte afër përfundimit të ndërtimit të strukturave mbrojtëse për pjesët kryesore të Zaporizhzhia, duke përfshirë ruajtjen e materialeve radioaktive.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA