Ushtria e Ukrainës: 175 mijë ushtarë rusë kanë humbur jetën që nga nisja e luftës

02/04/2023 17:56

Ushtria e Ukrainës ka bërë një bilanc të ushtarëve rusë që kanë humbur jetën gjatë luftës, ku deri më tani shifrat regjistrohen 174,500.

Sipas tyre vetë gjatë 24 orëve të fundit janë vrarë 560 persona që luftonin për Rusinë.

Shifra nuk janë konfirmuar ende nga autoritetet ruse, pasi sipas statistikave të tyre numri është shumë më e lartë se shifrat e publikuara nga ata.

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar deklaroi se Rusia kishte pësuar deri në 200,000 viktima, por kjo përfshin trupat e vrarë dhe të plagosur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA