Video/ Nuk i mbuluan flokët në publik, dy gratë iraniane arrestohen pasi një burrë i sulmoi me kos

02/04/2023 10:24

Dy iraniane janë arrestuar pasi janë sulmuar me kos, kjo për arsye se nuk i kanë mbuluar flokët në publik.

Pamjet tregojnë gratë në dyqan, duke pritur për t’u shërbyer nga një anëtar i stafit. Një burrë që duket se po kalon aty, hyn për t’u përballur me ta. Pasi flet, i sulmon vazhdimisht me kos. Sulmuesi më pas shtyhet nga dyqani nga shitësi.

Gjyqësori i Iranit tha se dy gratë janë arrestuar për shfaqjen e flokëve të tyre, gjë që është e paligjshme në Iran. Burri është arrestuar edhe për prishje të rendit publik, shton Gjykata. Arrestimet pasojnë protesta muajsh në vend që kërkonin fundin e mbajtjes së detyrueshme të hixhabit (shamisë).

U lëshuan urdhër-arresti dhe të tre u arrestuan më pas, njoftoi agjencia e lajmeve Mizan.

 

Mosmbajtja e hixhabit në publik është e paligjshme për gratë në Iran, megjithatë në qytetet e mëdha, shumë ecin pa të, pavarësisht rregullave. Zemërimi dhe zhgënjimi me ligjin kanë nxitur mospajtimin në shoqërinë iraniane.

Protestat u përhapën në të gjithë Republikën Islamike në shtator pas vdekjes së Mahsa Amini, një gruaje 22-vjeçare e arrestuar nga policia e moralit në Teheran për dyshimin se mbante hixhabin e saj “në mënyrë të pahijshme”.

Me mijëra janë arrestuar dhe katër protestues janë ekzekutuar që nga dhjetori. Por autoritetet nuk tregojnë asnjë shenjë dorëzimi.

Një deputet i linjës së ashpër iranian, Hossein Ali Haji Deligani, i ka lëshuar një ultimatum gjyqësorit që të marrë masa për të ndalur shkeljen e rregullave brenda 48 orëve të ardhshme.Dhe të shtunën, presidenti iranian Ebrahim Raisi përsëriti se gratë iraniane duhet të mbajnë hixhabin si një “domosdoshmëri fetare”.

“Hixhabi është një çështje ligjore dhe respektimi i saj është i detyrueshëm,” tha ai në citatet e cituara nga agjencia e lajmeve AFP.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA