Bashkëpunëtori i tij u arrestua pak ditë më parë për transport emigrantësh, në pranga 26-vjeçari

02/04/2023 14:16
Foto Ilustruese

Një 26 vjeçar është vënë në pranga pasi akuzohet për transport të katër emigrantëve me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

T. H., banues në Lushnje e kreu këtë vepër penale në bashkëpunim me A. H., i cili është arrestuar më datë 23 mars të këtij viti.

Gjithashtu një 40 vjeçar , banues në Vlorë është vënë në pranga. A. C., teksa drejtonte automjetin e tij, ka kundërshtuar punojësit e policisë për kryerjn e testit të alkoolit. Pas kryerjes së këtij testi, ka rezultuar se 40-vjeçari e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

Ndërsa një 25 vjeçar është shpallur në kërkim. Dyshohet se D. C., ka ushtruar dhunë fizike ndaj të dashurës së tij.

Sipas policisë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve të DVP Vlorë ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim T. H., 26 vjeç, banues në Lushnjë, pasi nga hetimet e kryera në drejtimin e Prokurorisë, ka rezultuar se ky shtetas ka bashkëpunuar me shtetasin A. H (të arrestuar në datën 23.03.2023), për të siguruar transportin e 4 emigrantëve, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. C., 40 vjeç, banues në Vlorë, pasi teksa drejtonte automjetin, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, për kryerjen e testit të alkoolit. Pas kryerjes së këtij testi, ka rezultuar se 40-vjeçari e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur. Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokuori dhe u shpall në kërkim shtetasi D. C., 25 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një shtetaseje (e dashura e tij). Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, sipas njoftimit të policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA