Konsiderohej zv.presidenti më i fuqishëm në historinë e Amerikës, ndërron jetë në moshën 84 vjeçare, Dick Cheney						
								
			Të paktën tre civilë janë vrarë dhe gjashtë të tjerë mbetën të plagosur nga bombardimet në Kostiantynivka në rajonin lindor të Donetskut.
Sipas një zyrtari të lartë ukrainas qyteti i 70,000 banorëve është rreth 12.5 milje (20 km) nga Bakhmut dhe tashmë mbetet epiqendra aktuale e luftimeve.
Andriy Yermak, kreu i zyrës së Presidentit Zelenskyy, tha se granatimet masive ditën e stome dëmtuan disa grupe apartamentesh në qytet.
The russians carried out a massive shelling of the city of Kostyantynivka with MLRS, both using cluster munitions.
Apartment buildings were damaged. 3 people dead and 6 wounded by now. pic.twitter.com/CMcN53Lufq
— Andriy Yermak (@AndriyYermak) April 2, 2023
Ukraina prej më shumë se një viti është në luftë dhe po përballet me pasoja katastrofike. Duke nisur që nga mëngjesi i 24 shkurtit të vitit të kaluar sulmet nuk kanë ndalur në qytetet ukrainase duke vrarë shumë civilë.
Situata e krijuar bëri që shumë ukrainas të largoheshin nga vendi i tyre për të shpëtuar jetën. Shumë ndërtesa janë shkatërruar për shkak të bombardimeve, duke u bërë ta pabanueshme.
Top Channel