Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe homologu i tij francez Emmanuel Macron zhvilluan një bisedë telefonike ditën e sotme duke diskutuar “ndërveprimin e mbrojtjes” dhe hapat për zbatimin e planit të paqes të Ukrainës.
Lajmin e ka bërë me dije Zelensky me anë të një postimi në Twitter ku tha se diskutimi i tyre ishte u bazua edhe në “formulën e paqes”.
In an hour-long conversation with @EmmanuelMacron, the 🇺🇦-🇫🇷 defense interaction was effectively discussed. I briefed in detail on the situation at the front. We dwelled on further steps to implement #PeaceFormula, coordinated actions for the upcoming international events.
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) April 1, 2023
Në nëntor 2022, Zelensky prezantoi formulën e paqes prej 10 pikash të Ukrainës për liderët botërorë në samitin e Grupit 20 në Bali, Indonezi.
Hapat përfshijnë një rrugë drejt sigurisë bërthamore, sigurinë ushqimore, një gjykatë speciale për krimet e dyshuara të luftës ruse dhe një traktat përfundimtar paqeje me Moskën. Ai u kërkoi gjithashtu udhëheqësve të G20-ës që të përdorin të gjithë fuqinë e tyre për ta “bërë Rusinë të braktisë kërcënimet bërthamore” dhe të zbatojë një kufi çmimi për energjinë e importuar nga Moska.
Top Channel