Gjatë ditës së sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash, në orët e mbrëmjes kemi shtim të vranësirave, duke sjellë reshje shiu të pakta deri në mesatare.
Reshjet do të fillojnë në orët e para të mëngjesit fillimisht në veriperëndim e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit. Sakaq, pritet të jenë me intensitet më të ulët në jug dhe me intensitet mesatar e lokalisht të lartë në qendër dhe veriperëndim.
Era do të fryjë me drejtim jug – jugperëndim dhe shpejtësi 1-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me rrahje deri në 15m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës nga 1-3 ballë.
Top Channel