Avokati i Donald Trump, Joseph Tacopina thotë se ish-presidenti amerikan nuk ka kryer “asnjë krim” dhe ka “zero” mundësi që ai të marrë një marrëveshje për pranimin e fajësisë.
Përmes një interviste për NBC News këtë pasdite, Tacopina tha se Trump ishte “fillimisht i tronditur” nga vendimi i një jurie të madhe në Manhattan për ta paditur atë dhe beson se vendimi është një “padrejtësi”.
Sipas avokatit Tacopina, rasti “vë në rrezik sundimin e ligjit për të gjithë amerikanët”.
I pyetur nëse Trump do të dorëzohej vullnetarisht, ai tha se ekipi i tij ligjor po “punon drejt asaj logjike”, por ai nuk do të “burgoset” në resortin e tij në Florida Mar-a-Lago.
Juria e madhe në Manhatan i dha dritën jeshile ngritjes së aktpadisë ndaj tij duke e bërë ish-presidentin e parë në historinë amerikane që përballet me një situatë të tillë. Megjithse akt- akuza prej 34 pikash është e vulosur, dyshohet se disa nga akuzat lidhen me pagesat e bëra gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016 për të blerë heshtjen e një aktoreje të filmave pornografikë, me të cilën thuhej se kishte pasur një marrëdhënie jashtëmartesore.
Top Channel