Parashikimi i motit për ditën e sotme, e premte 31 mars 2023
31/03/2023 08:18
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikim të kushteve të qëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të cilat hera-herës pritet të jenë deri të dendura.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 15m/sek, duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jon të jetë i forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen të jenë, 4 deri 17 °C në zonat malore; 5 deri 22°C në zonat e ulëta dhe 10 deri 22°C në zonat bregdetare.
Top Channel