Ishte duke punuar, bie nga lartësia e pallatit 60-vjeçari në Tiranë
31/03/2023 18:28
Një 60-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga lartësia ku ishte duke punuar në një kompleks pallatesh në rrugën “Kristo Luarasi”.
Si pasojë 60-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
“Më datë 31.03.2023, në rrugën “Kristo Luarasi”, në një kompleks pallatesh në ndërtim e sipër, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi B. B., 60 vjeç. Si pasojë 60-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”- njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel