Një 48-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është vënë në pranga, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Autori me iniciale B. U., banues në Tiranë, akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike dhe si pjesëtar i organizatave kriminale.

48-vjeçarit i është caktuar masa “Arrest me burg” nga autoritetet gjyqësore në Milano të Italisë.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Njoftimi i plotë: 

Tiranë/ Finalizohet nga Seksioni i Kërkimit i DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Milano”.

Kapet dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimi, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Organizata kriminale”.

Shërbimet e Seksionit të Kërkimit të DVP Tiranë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Milano”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit:

– B. U., 48 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Milano, Itali, i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Organizata kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA