Ambasada e SHBA në Tiranë: Sot bëhet 1 vit nga lëshimi i vizave 10-vjeçare

31/03/2023 12:31

Sot bëhet një vit që kur Ambasada e SHBA në Tiranë ka nisur lëshimin e vizave 10-vjeçare jo emigruese për turizëm dhe biznes për qytetarët Shqiptarë.

Këtë e ka bërë vetë të ditur Ambasada e SHBA në Shqipëri përmes një postimi në Facebook.  Në këtë postim shihen dhe disa foto ku ambasadorja Kim i ka dorëzuar vetë vizën një aplikanteje shqiptare.

“Sot bëhet një vit që kur Ambasada e SHBA nisi lëshimin e vizave 10-vjeçare joemigruese për turizëm dhe biznes për qytetarët shqiptarë. Më shumë se 22,000 shqiptarë kanë marrë viza që atëherë – dy herë më shumë se çdo vit tjetër. Ambasadorja Kim i dorëzoi dje vizën njërës prej këtyre aplikantëve. Ajo i tha një grupi aplikantësh se ndërsa respektohen rregullat e vizave, më shumë shqiptarë do të kenë mundësinë të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara për pushime, të vizitojnë miqtë dhe familjen dhe të krijojnë marrëdhënie biznesi”, shkruhet në postim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA