Akt-padia ndaj Trump “fut në sherr” demokratët dhe republikanët, Cruz akuza Pelosit për “tallje” me sistemin e drejtësisë amerikane

31/03/2023 10:36

Senatori republikan i Teksasit, Ted Cruz, ka akuzuar Nancy Pelosin për “tallje” me sistemin e drejtësisë amerikane.

I ndalur tek një mesazh i Pelosit  në Twitter në lidhje me padinë e Trump, Cruz tha se komentet e saj ishin “të prapambetura”.

Sipas kushtetutës sonë, ju jeni të pafajshëm derisa të provohet fajësia. Aktakuza është joserioze dhe shpërdorim detyre,” shkroi Cruz në Twitter.

Më herët, zonja Pelosi, ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, shkroi në Twitter se juria e madhe “veproi sipas fakteve dhe ligjit”, duke shtuar se “çdokush ka të drejtën e një gjyqi për të provuar pafajësinë”, një postim ky në të cilin nuk përmendte emrin e ish president.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA