Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi
“Kina duhet të luajë një rol në presionin për një “paqe të drejtë” në Ukrainë dhe roli i saj në konflikt do të jetë jetik në formësimin e marrëdhënieve me Bashkimin Evropian”, kështu është shprehur mëngjesin e kësaj të enjte presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Kina – si një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara -, thotë ajo, ka përgjegjësinë të luajë një rol konstruktiv në avancimin e një paqeje të bazuar në integritetin territorial të Ukrainës, me tërheqjen e forcave pushtuese ruse.
“Çdo plan paqeje që në fakt do të konsolidonte aneksimet ruse nuk është thjesht një plan i zbatueshëm. Ne duhet të jemi të sinqertë në këtë pikë“- tha von der Leyen në një fjalim nga Brukseli, në prag të një udhëtimi në Pekin.
“Si Kina vazhdon të ndërveprojë me luftën e Putinit do të jetë një faktor përcaktues për marrëdhëniet BE-Kinë në vazhdim.”
Komentet e von der Leyen vijnë pas vizitës tre-ditore të presidentit kinez Xi Jinping në Rusi, ku ai u takua me mikun e tij të vjetër Vladimir Putin.
Top Channel