Kuvendi ka miratuar gjatë seancës së sotme plenare ligjin e tatimit mbi të ardhurat në vend.
70 deputetë kanë votuar pro këtij ligji, ndërsa u rrëzua amendamenti i deputetes së PD-së, Jorida Tabaku për hyrjen në fuqi të taksës mbi profesionistët e lirë që nga viti 2025.
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabakut kërkoi interpelancë me ministren e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj për mungesën e transparencës me fondet për rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit.
Seancë Plenare 30 Mars 2023
Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 23.3.2023.
2. Njoftime.
3. Interpelancë me Ministren e Financave dhe Ekonomisë znj. Delina Ibrahimaj nga deputetja znj. Jorida Tabaku.
4. Raporti i veprimtarisë së Entit Rregullator të Ujit (ERRU) për vitin 2022.
5. Projektligj “Për tatimin mbi të ardhurat”
6. Projekvendim “Për një ndryshim në vendimin nr. 70/2021 “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar.
7. Projekvendim “Për një ndryshim në vendimin nr. 70/2021 “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit””, i ndryshuar.
8. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (60’).
Top Channel