I mori 50 mijë lekë ryshfet një qytetari për ta pajisur me patentë pa përfunduar praktikën, arrestohet 56-vjeçari
30/03/2023 12:25
Një 56-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi i mori ryshfet një qytetari, duke i premtuar se do ta pajiste me leje drejtimi për automjet, pa përfunduar praktikën.
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se shtetasi me inicialet A.D., dyshohet se i ka marrë shumën 50 000 lekë të rinj, shtetasit J. M., 32 vjeç, me premtimin se do ta regjistronte ne autoshkollën e shokut të tij dhe do ta pajiste me lejen e drejtimit, pa përfunduar praktikën që parashikohet ligjërisht.
Ngjarja ka ndodhur në Dibër, sakaq policia ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e 56 vjeçarit, banues në Bulqizë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel