Ka nisur me shtyrje seanca e parë gjyqësore për dosjen e inceneratorit të Elbasanit, në të cilën numërohen katër akuza nga korrupsioni i zyrtarëve të lartë deri tek korrupsioni pasiv, shpërdorimi të detyrës dhe pastrimit të parave.

Në seancë ishin të pranishëm katër nga dhjetë prej të akuzuarve, konkretisht Pëllumb Abeshi, Serafin Papa, Etleva Kondi dhe Bardhyl Cabiri.

Ndërkohë mungonin të akuzuarit  e tjerë , ish-ministri Lefter Koka e ish- sekretari i përgjithshëm i ministrisë së Mjedisit Alqi Bllako, por edhe disa prej të akuzuarve qe vijojnë të jenë të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion nuk  është shprehur  ende për gjykimin e shkurtuar në këtë dosje, sipas kërkesës që kanë depozituar të gjithë të akuzuarit.

Ndërkohë një tjetër dosje është edhe ajo e inceneratorit të Fierit, me 30 të akuzuar, midis tyre të pandehur por edhe subjekte juridike.

Por gjykata nuk ka caktuar ende një datë se kur do të nisë procesi në themel, ku edhe në këtë çështje SPAK akuzon se shtetit shqiptar i është shkaktuar një dëm prej miliona eurosh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA