Edhe pse zhvillimi i Inteligjencës Artificiale është parë si një prej arritjeve më të mëdha të kohës, përparimi i saj me hapa jashtëzakonisht të shpejtë shihet me një lloj shqetësimi nga ekspertë të fushës.

Një grup specialistësh kanë bërë thirrje për pauzë, duke paralajmëruar mbi efektet negative që mund të ketë ky zhvillim mbi shoqërinë dhe të gjithë njerëzimin.

Një sërë liderësh në fushën e teknologjisë kanë nënshkruar një letër në të cilën u bëjnë thirrje zhvilluesve të inteligjencës artificiale ta ndalojnë punën e tyre për gjashtë muaj. Letra paralajmëron për rreziqe të mundshme për shoqërinë dhe njerëzimin ndërkohë që gjigantët e teknologjisë si Google dhe Microsoft janë në garë për të ndërtuar programe të inteligjencës artificiale që mund të mësojnë në mënyrë të pavarur.

Paralajmërimi vjen pas lëshimit në fillim të këtij muaji të GPT-4 (Generative Pre-trained Transformer), një program AI i zhvilluar nga OpenAI me mbështetjen e Microsoft. “Sistemet e fuqishme të inteligjencës artificiale duhet të zhvillohen vetëm pasi të kemi besim se efektet e tyre do të jenë pozitive dhe rreziqet e tyre do të jenë të menaxhueshme”, thuhet në letër.

Në mesin e firmëtarëve janë edhe emra të mëdhenj si drejtori ekzekutiv i Teslas dhe Twitter, Elon Musk, bashkëthemeluesi i Apple, Steve Wozniak, drejtori ekzekutiv i Stability AI Emad Mostaque, etj. Letra thotë se “muajt e fundit laboratorët e AI kanë hyrë në një garë që ka dalë jashtë kontrollit për të zhvilluar dhe mendje digjitale gjithnjë e më të fuqishme që askush – madje as krijuesit e tyre – nuk mund t’i kuptojë, parashikojë ose kontrollojë në mënyrë të besueshme.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA